Juventusi do të sfidojë Milanin për Zaniolo, synohen Berardi dhe Kostic

Juventusi ka krijuar një listë me objektivat e transferimeve për jashtë sezonit.

Klubi torinez synon të konkurrojë për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo, pretendenti kryesor i t cilit është Milani.

Bianconerët janë të interesuar edhe për Domenico Berardin (Sassuolo) dhe Filip Kostic (Eintracht Frankfurt).

Sa i përket rikthimit të Paul Pogba, palët aktualisht po punojnë për të finalizuar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2022 10:46