Juventus nuk heq dorë nga Dusan Vlahoviç

Serbi Vlahoviç ka futur në “sherr” ekipet evropiane.

Shumë ekipe “big” kërkojnë të transferojnë sulmuesin serb që tashmë është kthyer në një “bomber”. Arsenali ishte ekipi i parë që i bëri ofertën zyrtare Fiorentinës për serbin, duke ofruar 80 milion euro. Një shifër shumë e madhe dhe mirë për klubin e Fiorentinës por problemi qëndron se Vlahoviç nuk dëshiron të transferohet tek Arsenal.

Juventus nuk është tërhequr ende dhe e favorizon fakti që serbi nuk dëshiron Arsenalin. Bardhezijntë kanë vepruar dhe kanë ofruar 55 milion euro plus bonuse edhe kartonin e 2 lojtarëve të moshave , cilin do që Fiorentina do të dëshironte.

Por përveç Juventus dhe Arsenal, për Vlahoviç është i interesuar edhe Newcastle me Tottenham, madje përflitet se këta të fundit do të ofrojnë rreth 70 milion euro./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.11.2021 14:03