3 vite të lidhur, Bora Zemani zbulon nëse e mori apo jo dhuratën që Donaldi i dërgoi LIVE (FOTO LAJM)

Si dje para tre vitesh Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë lidhur dashurinë e tyre.

Për t’i dhënë asaj një shënjë, Donaldi vendosi që brenda një kutie me ëmbëlsirë të vendoste varsën e tij dhe ta hidhte përtej murit, e gjitha kjo LIVE në “Big Brother”.

Porosia ka arritur te Bora Zemani dhe moderatorja ka ndarë një foto me publikun ku gjithë kuptimi është varsja e Donaldit dhe ëmbëlsirat që po shijon ku tregon sa i ka pëlqyer kjo surprizë.

“Fundjavë të ëmbël”, shkruan Bora dhe me siguri i ëmbëlsoi të gjithë./albeu.com/


Shtuar 6.11.2021 13:53