Juventus kërkon sulmuesin anglez, vihet pas yllit të Manchester United

Ka potencial të madh për të shkëlqyer, mirëpo ende nuk po e gjen vendin e duhur për të vazhduar karrierën e tij.

Pasi dështoi të bënte emër te “Djajtë” e Manchester United, Jadon Sancho u rikthye sërish te Borussia Dortmund.

Mirëpo, edhe në “Signal Iduna Park”, duket se aventura e dytë përfundoi shpejt dhe tashmë pritet të nisë një kapitull i ri.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, për kartonin e 24-vjeçarit interesohen edhe Juventusi.

Tekniku i ri i tyre, Thiago Motta, pritet të implementojë një skemë me tre sulmues dhe një anësor si Sancho do të ishte tejet perfekt për teknikun brazilian, mirëpo ende nuk është arritur akordi.

Për kartonin e yllit anglez, “Djajtë” e United nuk pranojnë më pak se një shifër mes 40 dhe 50 milionë eurove.

Megjithatë, specialisti i merkatos së Juventusit, Cristiano Giuntoli, po punon për të gjetur formulën e duhur të transferimit të anësorit. Nuk përjashtohet as një shkëmbim mes Sancho dhe Federico Chiesas.


Shtuar 2.07.2024 14:44