Juventus nuk heq dorë nga Nicolo Zaniolo.
Pikërisht në këto ditë, Juve dëshiron të tentojë të mbyllë marrëveshjen me mesfushorin e avancuar të Romës. Shpresa e Juventusit është që të transferojë sa më shpejtë mbrojtësin holandez, De Ligt, në ndonjë klub tjetër. Chelsea dhe Bayern Munich janë futur seriozisht për këtë tratativë të mbrojtësit holandez dhe të cilët janë të gatshëm të ofrojnë milionat e kërkuara nga Juventus.
Paratë që do të fitohen nga ky transferim do të përdoren për të bindur Romën dhe Zaniolon që të transferohet në Torino. Roma kërkon 50 milionë euro për italianin, bardhezinjtë do të propozojnë së shpejti një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit dhe gjithashtu do të përpiqen të shtojnë te oferta në drejtim të Romës dhe lojtarë nga akademia ose brazilianin Arthur.
Këtë javë Juventus pret gjithashtu dy transferime të bujshme me parametra zero, Angel Di Maria dhe rikthimin e Pogba./ h.ll/albeu.com