Juve “gjunjëzon” kampionët e Europës, Barcelona “turpërohet” nga Benfica dhe rrezikon kualifikimin (VIDEO)

Një Juventus perfekt. Edhe pse sot bardhezinjtë kishin mungesa sidomos në sulm ja kanë arritur të dalin me 3 pikë të plota duke mposhtur 1-0 Chelsean me një gol të Chiesa në fillim të pjesës së dytë.

Kjo fitore e ngjit Juven në vendin e parë të Grupit H, ndërsa Chelsea mban vendin e 2 me 3 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Barcelona është shokuar nga Benfica duke u mundur 3-0 në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Darwin Nunez në minutën e 3′  golin e parë për ekipin portugez, ndërsa në të dytën, skuadra portugeze realizoi edhe dy gola të tjerë.

Rafa Silva realizoi minutën e 69-të, ndërsa, golin e fundit në ndeshje dhe të dytin personal e shënoi Darwin Nunez nga penalltia në minutën e 79-të.

Në fund të ndeshjes, Barcelona mbeti me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq pas dy të verdhëve u përjashtua Eric Garcia.

Me katër pikë, Benfica renditet e dyta, teksa  Barcelona është e fundit me zero pikë. Ka dy humbje në po aq ndeshje, me gjashtë gola të pranuar dhe asnjë të realizuar duke rrezikur seriozisht kualifikimin. /albeu.com/


Shtuar 29.09.2021 22:52