Jude Bellingham dhe Zinedine Zidane raportohet se i kanë rekomanduar të njëjtin lojtar Real Madridit para hapjes së afatit kalimtar veror.
Verën e kaluar, Bellingham refuzoi ekipe si Liverpooli, Manchester City dhe Chelsea që t’i bashkohet Real Madridit nga Borussia Dortmundi.
Që prej se u transferua në Spanjë, 20-vjeçari është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në botën e futbollit, duke luajtur një rol kyç në triumfin e ‘Los Blancos’ në La Liga dhe në rrugëtimin e tyre të deritanishëm në Ligën e Kampionëve.
Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror, është raportuar se Bellingham dhe Zidane i kanë kërkuar presidentit Florentino Perez që të nënshkruajnë me Jadon Sanchon.
Siç është raportuar nga mediumi spanjoll Defensa Central, Sancho është rekomanduar tek bordi i klubit nga Bellingham dhe Zidane.
Sidoqoftë, është bërë e ditur se Perez nuk është i etur që ta transferojë Sanchon në Madrid.
24-vjeçari ka performuar në një nivel mjaft të lart që prej se u rikthye tek Dortmundi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Muajin e kaluar me golin e shënuar ndaj Leipzigut, Sancho ishte bërë anglezi me më së shumti gola të shënuar në histori të Bundesligës. /Telegrafi/