Anthony Joshua kishte nevojë për tretman të menjëhershëm mjekësor pas disfatës befasuese kundër Oleksandr Usyk dhe si pasojë ishte dërguar në spital pas ndeshje të shtunën.
Këtë e ka konfirmuar promotori i tij Eddie Hearn, i cili tha se dyshohej se Joshua e kishte thyer zvargën e syrit gjatë luftës, raporton Gazeta express.
Usyk e mposhti Joshuan me një paraqitje mahnitëse në Stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, duke ia marrë atij titujt e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë.
Boksier i shkëlqyeshëm ukrainas i dha goditje të njëpasnjëshme Joshuas gjatë gjithë luftës 12 rundëshe, duke i shkaktuar dëmtim serioz në syrin e djathtë.
Syri i Joshuas nisi të ënjtej pas rundit të 10-të dhe pas meçit ish-kampioni i botës tha se nuk kishte parë me atë sy nga rundi i nëntë.
Joshua e ka një mundësi për t’i rifituar titujt e botës përsëri, pasi në marrëveshjen e tij me Usyk ka një klauzolë për ndeshje dhe varet nga britaniku nëse dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë apo jo.
Kjo ishte hera e dytë që Joshua i humb titujt e botës, pas disfatës tronditëse kundër Andy Ruiz në qershor 2019, para se t’i rifitonte ata vetëm disa muaj më vonë në ndeshjen me meksikanin.