Anthony Joshua: E kam shikuar ndeshjen, i pash gabimet

Boksieri britanez, Anthony Joshua ka reaguar pas humbjes ndaj Usyk.

Joshua u mposht pas numërimit të pikëve nga gjyqtarët, por kishte edhe momente të sikletshme nga goditjet e forta të kundërshtarit.

Megjithatë, Joshua në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se e ka shikuar ndeshjen dhe i ka vërejtur mangësitë e tij në ndeshje.

“Kam shikuar ndeshjen. Kam analizuar përgatitjet dhe i kam identifikuar gabimet e mia. Kam mësuar”, u shpreh Joshua.

Ai po ashtu falënderoi përkrahësit e tij.

“Faleminderit për dashurinë dhe kujdesin. Mos u brengosni për mua. Shpirti im është i fortë”, shtoi më tutje britanezi

Joshua ka deklaruar së dëshiron ri-meç kundër ukrainasit Usyk.


Shtuar 30.09.2021 19:54

Tags: ,