Jose Mourinho këtë javë u shkarkua nga Roma, me portugezin që tashmë është një trajner i lirë . Ofertat dhe interesimet për të nuk mungojnë, me “Special One” që vazhdon të studiojë me imtësi të gjithë mundësitë e ofruara.
Në fakt portugezi sipas mediave italiane dëshiron qëndrimin në Serie A dhe siç dihet tashmë Napoli është një prej skuadrave që pëlqen Mourinhon. Ky i fundit pritet të takohet me presidentin Aurelio De Laurenttis për të diskutuar rresht kësaj piste.
Kujtojmë se për “Special One” ka oferta edhe nga Arabia Saudite, por fillimisht prioritet për ish-in e Romës mbetet Europa. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund në kësaj merkatoje dhe cila do të jetë skuadra e radhës për Mourinhon. /newsport.al/