Napoli i pathyeshëm, të kaltërit fitojnë ndaj Romës dhe kryesojnë tabelën (VIDEO)

Roma ka pritur mbrëmjen e djeshme Napolin në Olimpico.

Ndeshja pritej të ishte intensive dhe e ashpër dhe ashtu rezultoi në të vërtetë.

Të lidhura

None found

Djemtë e Spaletit kanë dominuar totalisht ndeshjen, duke krijuar raste të shumta por goli erdhi me vështirësi.

Gjyqtari Irrati nuk ka kursyer kartonat, ku ka nxjerrë gjatë ndeshjes plot 9-të të verdhë. Pritej që kjo sfidë të kishte përplasje dhe ndërhyrje të ashpra.

Napoli ka qarkulluar shumë mirë topin dhe ka dominuar totalisht dhe kjo gjë shpërblehet në minutën e 80-të, ku Osimhen ka realizuar një gol të bukur.

Politano dërgoi një top të mrekullueshëm drejt tij, me nigerianin që kryen një sprint të mrekullueshëm, e më pas me forcën e tij arrinë të shmanget nga mbrojtësi kryeqytetas dhe goditja e topit ishte fatale për portierin e Romës.

Napoli kështu, me këtë fitore minimale, kryeson tabelën e Serie A me 29 pikë, tre më shumë se vendi i dytë Milan./h.ll/albeu.com


Shtuar më 24.10.2022 08:12

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş