Ajax ka arritur marrëveshje me Jordan Henderson për transferimin e tij në Amsterdam si lojtar i lirë.
Mesfushori ka luajtur për Al-Ettifaq në gjashtë muajt e fundit, me të cilët ka shkëputur kontratën.
Të lidhura
None found
Mesfushori që ka 81 paraqitje për kombëtaren angleze, ka luajtur më parë me Sunderlandin dhe Liverpoolin.
Ai nënshkroi kontratë me Ajax për dy vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2026.
Henderson do të mbajë veshur fanellën me numrin 6-të në klubin e ri. /Telegrafi/
