Joe Cole: Lukaku ka vetëm gjashtë javë për të shpëtuar aventurën e tij te Chelsea

“Romelu Lukaku ka gjashtë javë për të shpëtuar aventurën e tij te Chelsea,” kjo ka qënë fjalia ku ish-legjenda e Chelsea ka thënë për mikrofonat e “ITV Sport”.

“Lukak ka vetëm gjashtë javë kohë për të shpëtuar karrierën e tij. Nëse e shikoni Wernerin, ai nuk dorëzohet. Lukaku do të donte të bënte të njëjtën gjë, por ai ka humbur një shans tjetër, duket se edhe dëshirën.

Jam i sigurt që atij do t’i duhet vetëm një ndeshje ku të jetë në formën e tij më të mirë, aq do t’i mjaftonte. Nëse e shpërdëron edhe këtë mundësi, atëherë mendoj se karriera e tij te Chelsea nuk do të mund të vazhdojë”, është shprehur Joe Cole./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.04.2022 17:47