Atletico Madrid nuk mund t’ia lejojë vetes të mbetet jashtë Champions League sezonin e ardhshëm dhe sot ka treguar forcën kundër Betis, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe ngjiten në vendin e katërt.
Skuadra nga Sevilla zbret e pesta dhe sot ai që i ndëshkoi dy herë ishte sulmuesi portugez, Joao Felix. Fillimisht shënoi në minutën e dytë, ndërsa Tello barazoi në shtesën e pjesës së parë.
Pas një ore lojë Joao Felix riktheu epërsinë për Atletico Madrid, ndërsa Lemar i mbylli llogaritë me golin e tretë. Betis kapitulloi dhe skuadra e Simone nisi festën. / h.ll/albeu.com