Liverpooli nuk i heq “sytë” nga Felix

Skuadra e Liverpool ka shprehur interesim për sulmuesin e Atletico Madrid, Joao Felix.

The Reds janë gati të ofrojnë 68 milionë funta për portugezin, i cili është paraqitur vetëm në tre ndeshje për kampionët e La Ligas këtë edicion.

Atletico e transferoi sulmuesin nga Benfica për 113 milionë euro vetëm dy vite më parë por tani janë të gatshëm të pranojnë oferta.

Felix mund të luajë në disa pozicione të sulmit dhe Jurgen Klopp e sheh si mundësi të mirë për skuadrën e tij.

 


Shtuar 14.10.2021 14:53