Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se klubi i tij do të jetë në kërkim të Erling Haaland këtë verë, pasi ai e ka bërë sulmuesin e Borussia Dortmundit objektivin e tij kryesor të transferimit.
Mund të jetë befasi për këdo, por Laporta këmbëngul se Blaugranët do të kenë paratë e nevojshme për të luajtur për norvegjezin në merkaton verore.
“Do të nënshkruaj me Haaland verën e ardhshme”, besohet se u ka thënë Laporta kolegëve me dyer të mbyllura.
Nëse e marrim me fjalën e tij se Barcelona ka të mbuluar anën ekonomike të gjërave, atëherë pyetja tjetër rrethon nëse katalanasit mund të paraqesin projektin më të mirë sportiv në mënyrë që të bindin 21-vjeçarin se Camp Nou do të ishte vendi më i mirë që ai të vazhdojë karrierën e tij.
Kjo është diçka për të cilën Laporta tashmë ka punuar dhe ka folur me agjentin e Haaland, Mino Raiola, me të cilin ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer./ h.ll/albeu./com