Mes Nasser Al-Khelaifi dhe Florentino Perez nuk mund të ketë një raport normal, të paktën këto kohë. Real Madrid po tenton t’u marrë yllin e sulmit, Kylian Mbappe.
Francezët prej kohësh janë shprehur se spanjollët kanë bërë lojë të pistë, duke kontaktuar lojtarin e tyre edhe pse nuk u lejohet diçka e tillë për shkak se është nën kontratë.
Së fundmi ka pasur edhe një episod në darkën e përbashkët para ndeshjes në Champions League. Në tavolinë nuk mungonte vera, por ajo që Reali kishte zgjedhur kushtonte vetëm 9 euro një shishe.
Al-Khelaifi as që konsumon alkool, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë çmimi, kur dihet se bëhet fjalë për miliarderë. /h.ll/albeu.com