Al Khelaifi në Madrid për të folur me Perez në lidhje me Mbappe

Sipas “El Chiringuito”, numri një i PSG-së, Nasser Al Khelaifi fluturoi në Madrid, së bashku me një delegacion, për biznes.

Motivimi i udhëtimit sipas programit është takimi me Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, për një kontakt të lidhur me të ardhmen dhe Kylian Mbappe.

Ditën e djeshme “The Athletic” raportoi se tashmë Mbappe kishte arritur një marrëveshje personale me Real Madrid./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.05.2022 11:27