Para pak kohësh, Sebastian Haller, sulmuesi i Dortmund i cili u transferua këtë merkato verore nga Ajax te klubi gjerman, u diagnostikua nga një tumor në testikuj për të cilin tashmë po kurohet.
Por një tjetër lajm i njëjtë ka dal sot ku mësohet se një tjetër lojtar është diagnostikuar me të njëjtin problem shëndetësor.
Bëhet fjalë për Jean-Paul Boëtius, lojtari Hertha Berlin. Lojtari holandez do t’i nënshtrohet të njëjtit operacioni dhe trajtimi njësoj si bomberi i Dortmund. Postimi i klubit gjerman për 28-vjeçarin bënë me dije se gjatë një ekzaminimi urologjik, ai u diagnostikua me tumor në testikul.
Njoftimi i klubit
“Sado i hidhur të jetë ky lajm në fillim, ne jemi plot shpresë dhe besim që Jean-Paul do të shërohet dhe do të kthehet në rrethin tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Derisa të kthehet, ai do të ketë të gjithë mbështetjen që mund të marrë nga ne. Ne do të qëndrojmë së bashku si një familje Hertha dhe i urojmë atij më të mirat. Sapo të ketë më shumë të dhëna për procesin e shërimit, Hertha do të informojë. Deri atëherë, ju kërkojmë që të mos bëni pyetje për respekt për privatësinë e tij.”-tha drejtori sportiv i Herthës Fredi Bobic.
Përveç Haller dhe Boëtius, nga e njëjta sëmundje kanë vuajtur muajt e fundit edhe Timo Baumgartl (Union) dhe Marco Richter (Hertha), 4 raste në 5 muajt e fundit në Bundesliga./ h.ll/albeu.com
Jean-Paul #Boëtius muss vorerst pausieren. Bei einer urologischen Untersuchung am Mittwoch wurde ein Tumor im Hoden diagnostiziert, der operativ entfernt werden muss. Sobald es neue Erkenntnisse gibt, werden wir euch informieren. Wir sind in Gedanken bei dir, Djanga! ?#HaHoHe pic.twitter.com/s680youkpv
— Hertha BSC (@HerthaBSC) September 22, 2022