Jo vetëm David Luiz, edhe William largohet në verë nga Arsenali

Ditë më parë mediat angleze deklaruan se David Luiz ka kumtuar bordit të Arsenalit se ai do largohet në verë.

David Luizit nuk i është ofruar një marrëveshje e re por edhe nëse do ti ofronin një gjë të tillë, 34 vjeçari nuk do të pranonte, pasi qëllimi i tij ishte të largohej dhe sipas të gjitha gjasave të rikthehet në Brazil.

Tani, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, edhe Willian do të largohet në verë.

Sipas Romanos, për Willianin ka interes prej MLS, ku Miami kishte dashur të nënshkruante me të edhe vitin e kaluar.

Arsenali po pret ofertat e duhura për brazilianin.


Shtuar 16.05.2021 12:59