Jo vetëm Chelsea, klubi tjetër anglez interesohet për Dumfries

Për Denzel Dumfries duket se ka një interesim të lartë nga klubet angleze.

Tashmë nuk është vetëm Chelsea, ku ata tentuan gjatë merkatos së verës ta sillnin në Londër, por edhe Tottenham i Antonio Conte.

Anësori i Interit pëlqehet nga ish-trajneri zikaltër dhe “Sunday Express” shkruan se një ofertë mund të vijë për holandezin që në janar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2022 11:44