Rama publikon foton, pret në kryeministri ambasadoren e SHBA-së në OKB

Kryeministri Edi Rama është takuarditën e sotme me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfiel.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka publikuar një foto nga takimi me zyrtaren amerikane, ndërsa shkruan: Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfiel.

Kujtojmë se Linda Thomas-Greenfield, mbërriti dje në Tiranë, e cila u prit nga ambasadorja Yuri Kim e cila e shoqëroi atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë Shqipërinë dhe Poloninë nga 6 deri më 9 nëntor për të ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për këto dy aleate të vendosura që po punojnë me ne për t’ju përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës.