Juventus po kërkon transferimin e Gabriel Jesus raporton ‘Calcio Mercato’. Bardhezinjtë synojnë ta afrojnë brazilianin në formë huazmi me të drejtë blerje.
Braziliani, nuk është zgjedhja e parë e Pep Guardiolës dhe klubi është i hapur pr largimin e tij, por preferojnë shitjen përfundimtare për një çmim rreth 60 milionë euro.
24-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 43 paraqitje me skuadrën e tij në të gjitha garat, duke realizuar 14 gola dhe katër asistime.