Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin.
Faruk Koca, i cili tashmë është arrestuar, tha se ishte i pikëlluar me atë çfarë kishte bërë.
Ndërsa Meler ishte shtrirë në tokë, ai gjithashtu u godit me shkelm në kokë të paktën një herë.
Koca ka bërë të ditur dorëheqjen e tij përmes një deklarate në faqen e klubit.
“Asgjë nuk mund të legjitimojë apo shpjegojë dhunën që kam kryer”, thuhet në reagimin e tij.
“Fushat sportive duhet të jenë vendi i konkurrencës xhentëlmenësh. Çdo qëndrim që hedh hije mbi lojën e ndershme, duke përfshirë edhe timin, nuk duhet të jetë i pranishëm në stadiume”.
Meler u shtrua në spital me një frakturë të lehtë pranë syrit, por nuk është në gjendje të rëndë. /Telegrafi
Ankaragucu president Faruk Koca has resigned and apologised after he punched referee Halil Umut Meler following his side's 1-1 draw with Rizespor in the Turkish Super Lig on Monday night pic.twitter.com/wckemMPeSA
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 12, 2023