Për Javier Mascheranon nis një eksperiencë e re ajo e trajnerit.
Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës por edhe i kombëtares argjentinase është zyrtarizuar si trajneri i ri i përfaqësueses së 20-vjeçarëve të Argjentinës, duke nisur kështu një detyrë të re e cila do të marrë jetë muajin e ardhshëm.
Ish kapiteni i La Selecion do të zëvendësojë në këtë post Fernando Batistan i cili ka vendosur të bashkohet me Jose Pekerman në stafin teknik të përfaqësueses së Venezuelës. Mascherano u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2020 me fanellën e Estudiantes.