Jasir Asani është një emër që është komentuar gjatë për t’iu bashkuar Kombëtares Shqiptare.
Në produktin e Superiores ky futbollist dallonte mbi të tjerët, por nuk ka bërë mjaftueshëm sa për të bindur trajnerin Reja që t’i dërgonte ftesën.
I ftuar në emisionin “Euro Dribling” që moderohet nga Klevisa Alinani, Asani ka zgjedhur që t’i bëjë “presion” Shqipërisë duke e bërë të qartë se do ta mendojë pranimin e Maqedonisë së Veriut.
“Unë isha te moshat e Maqedonisë dhe pastaj erdha ftesa e Shqipërisë. E pranova me qef se çdo shqiptar kudo është ka dëshirë të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë. Megjithatë unë do ta pres tani dhe do ta respektoj edhe ftesën e Maqedonisë po erdhi. Dëshira ime dhe e familjes është që të vijë sa më shpejtë nga Shqipëria. Por nëse e para vjen nga Maqedonia do ta mendoj. Nuk e refuzoj dot se kam 4 vite te Partizani dhe në gjithë këtë kohë ka pasur shumë miqësore Shqipëria dhe nuk ka hedhur sytë”, tha Asani.