Milani mposhti Romën e Mourinhos ditën e djeshme me rezultatin 3-1 në San Siro. Një humbje që e largon ekipin kryeqytetas nga Evropa.
Gjatë të gjithë ndeshjes tekniku portugez u përball me një publik që e vërshëlleu për 90 minuta duke detyruar “special one” t’i sulmonte ata pas ndeshjes duke zbuluar se 3 vite më parë, pasi u largua nga Man.United, refuzoi postin e trajnerit të Milanit.
“Më ofruan stolin në Milano 3 vite më parë. E kam menduar për tre ditë, por jam shumë i lumtur që e mora atë vendim. Jam profesionist, por ka ende vend për emocione. Unë jam një i pasionuar pas Romës dhe do të jap gjithçka për këtë klub”, është shprehur portugezi.
Pas humbjes së djeshme ai ripohoi se ishte shumë i lumtur që e kishtë bërë këtë. “Duke parë atë që ndodhi sot, jam dy herë më i lumtur me vendimin tim”, ishin fjalët e Mourinhos. r.t/albeu.com