Conor McGregor, i cili shpesh herë ka qënë në rendin e ditës jo vetëm për performancën e tij në ring por edhe për deklaratat e tij, së fundmi është dhe një herë në titujt kryesorë.
Dhe këtë herë bëhet fjalë për jahtin e tij të ndërtuar me porosi nga Lamborghini.
Fotot e jahtit gjigand janë befasuese.
Gjatësia e jahtit, e ndërtuar nga Lamborghini, është saktësisht 19 metra.
Kompania The Tecnomar projektoi dhe ndërtoi jaht posaçërisht për boksierin e famshëm.
Ky jaht privat madhështor i kushtoi boksierit 2.6 milion paund.
Ndoshta për shumë kjo shifër është shumë e lartë por McGregor nuk është shqetësuar për çmimin, pasi sipas revistës Forbes pasuria e tij në vitin 2020 ishte 48 milion dollarë.