Gjatë ditës së sotme u prezantua projekti i kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës.
Në eventin e organizuar nga “Dyrrah City Football Academy” mori pjesë Kryeministri Rama, ndërsa nuk mungoi as Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Ajo që ra në sy është sjellja e trofeve të fituara në sezonin e kaluar nga klubi anglez, si Premier League, Champions League, FA Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup.
Projekti në fjalë ka të bëjë me një investim të rëndësishëm, ku talentet do kenë kushtet më të mira të mundshme për të treguar veten dhe për t’u zhvilluar në aspektin profesional.