Ja shtetet që siguruan medaljet e para në histori gjatë Lojërave Olimpike në Paris

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev i dhanë dy medalje të bronzta Shqipërisë duke e vendosur më në fund në listën e vendeve që kanë siguruar medalje në Olimpiada. Por, Shqipëria nuk ishte “debutuesja” e vetme në listën e medaljeve në këtë edicion, aty ku edhe tre shtete të tjera kanë siguruar medaljet e para të historisë së tyre.

Më e rëndësishmja vjen nga ishulli ‘Shën Lucia’ në Karaibe, vend ky i cili me atleten Julien Alfred fitoi të artën në garën e 100 metrave dhe të argjendtën në garën e 200 metrave.
Një tjetër ishull i Karaibeve fitoi medaljen e parë. Dominika hyri në listë me medaljen e artë të Tea Lafond, e cila triumfoi në garën e tre-hapëshit në atletikë.
Ndërkohë, Kepi i Gjelbër, ishulli i vogël pranë Afrikës, siguroi një medalje të bronztë në boks, ku David De Pina hyri mes medalistëve në peshën deri në 51 kg.


Shtuar 12.08.2024 19:13