Iu zbulua takimi sekret në Torino, Raiola në diskutime me Juvnetusin për Donnarumman

Mund të jetë pasardhësi më natyral i Bufon, ndaj Juventus jo më kot, e ka prej vitesh në shënjestër. Fjala është për Donnarummën, i cili e ka shumë të paqartë të ardhmen e tij te Milan. Gardiani nuk ka bërë ende asnjë hap përpara në negociatat e rinovimit me kuqezinjtë dhe i shtyrë edhe nga agjenti Mino Raiola mund të ndryshojë destinacion.

Pikërisht, agjenti i 22-vjeçarit është parë në Torino para disa ditëve teksa ka takuar drejtues të Juventus. Sipas mediave, ky takim duhej të mbahej sekret, por tashmë është zbuluar dhe është biseduar mbi Donnarummën.

Mbetet për t’u parë si do të vijojnë negociatat, teksa duhet theksuar se nëse Donnarumma merr 12 milionë eurot e kërkuara nga Milan, atëherë do të qëndronte me kuqezinjtë duke rinovuar, meqënëse edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm te Milani nuk do ta rrezikojnë.


Shtuar 15.04.2021 11:17