Iu “thye” ëndrra për kalimin te Barcelona, Bernardo Silva mund të përfundojë te PSG

Në garë për shërbimet e mesfushorit portugez të Manchester City-t, Bernardo Silva së fundmi është future edhe PSG.

Gjatë gjithë merkatos u përfol për një kalim të mundshëm të Silvas te Barcelona, me lojtarin që e ëndërronte dhe “katalanasit” që e kërkonin me ngulm, por në fund asgjë nuk u arrit pasi Frenkie de Jong vendosi të mos largohej nga ekipi.

Së fundmi Times Sport, raporton se kampionët e Francës i kanë bërë një ofertë “citizens” për lojtarin duke i afruar 59 milion funte.

Kërkesës së “parisienëve”, klubi anglez nuk i është përgjigjur ende, pasi është duke e shqyrtuar seriozisht./albeu.com


Shtuar 18.08.2022 09:48