Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Andrea Costa tha se po mendohet rikthimi i tifozëve nëpër stadiume.
“Po planifikojmë të rikthejmë përsëri kapacitetin me 50% në muajin shkurt. Qytetarët po vaksinohen dhe është e kotë të bëjmë kufizime. Ne duhet të mësohemi me virusin dhe nuk mund ta anashkalojmë këtë gjë. Në pranverë po mendojmë të lejojmë totalisht mbushjen e kapacitetit të plotë në stadium, pra në 100%.
Ky është objektivi ynë.”
Gjithashtu Costa u shpreh se qytetarët dhe sportistët tashmë janë ndërgjegjësuar dhe se po vaksinohen./ h.ll/albeu.com