Roberto Mancini mund të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen kundër Belgjikës.
Ai është duke shqyrtuar mundësinë të startojë me Manuel Locatellin dhe Matteo Pessinan, njofton të hënën “La Gazzetta dello Sport”.
Sipas gazetës italian, ka gjasa që Andrea Belotti të zëvendësojë Ciro Immobilen në sulm. Italia të premten e luan ndeshjen çerekfinale kundër Belgjikës në Mynih.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Mancini do ta ketë të vështirë ta mbaj Pessinan jashtë ekipit pas dy golave të tij të rëndësishëm duke e ndihmuar Italinë ta sigurojë kalimin në çerekfinale. Ai ka shënuar ndaj Uellsit dhe Austrisë.
Pessina mund ta zëvendësojë Nicolo Barellan, ndërsa Locatelli, Marco Verrattin. Ndërkohë, kapiteni Gorgio Chiellini mund të kthehet për të luajtur kundër Belgjikës.
Ai i ka munguar Italisë shkaku i lëndimit të pësuar, ndërsa atë e ka zëvendësuar në qendër të mbrojtjes, Francesco Arcebi. Gjithashtu thuhet se Mancini mund ta aktivizoj nga fillimi Frederico Chiesan.
Ndërkohë, ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë do të luhet të premten më 2 korrik në orën 21:00. /albeu.com/