Italia ndeshjen e radhës do ta luajë me Irlandën e Veriut, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Në ndeshjen kundër Irlandës do të vendoset nëse Italia do të kalojë direkt për në Kupën e Botës apo jo.
Për këtë ndeshje trajneri i Italisë, Roberto Manchini duhet të bëjë pa qendërmbrojtësin e Interit, Alesandro Bastoni, i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe të jetë gati për ndeshjen kundër Irlandës, ku i është dashur të largohet nga grumbullimi i kombëtares për të vazhduar rikuperimin e tij.
Bastoni u dëmtua në derbin e Milanit dhe ishte të tribunë për ndeshjen kundër Zvicrës. Mungesa tjera që kombëtarja italiane ka janë, Pellegrini, Zaniolos, Chiellini, Immobile dhe në dyshim mbetet edhe Dzeko./h.ll/albeu.com