Italia e Mancinit barazon rekordin historik të formacionit legjendar të “axurrëve”

Pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Uellsit dhe pas triumfit të tretë radhazi në EURO 2020 duke e përfunduar grupin në krye, trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur pas ndeshjes në mikrofonat e “SKY Sport”, duke deklaruar se është i lumtur që ka arritur rekordin e ish-trajnerit të kombëtares italiane, Vitorio Poco, me 30 ndeshje radhazi pa humbje:

Rekordi i arritur – “Jam i lumtur që kam arritur një mit si Vitorio Poco. Ai ka fituar trofe shumë të rëndësishëm”.

Zgjedhjet – “Për mua ishte e vështirë edhe në fillim, tani akoma edhe më shumë. Janë rigjetur shumë mirë lojtarët. Do të jetë mëkat që të lëmë jashtë një nga këta djem për gjërat që kanë bërë deri më tani. Të besosh tek të gjithë është gjëja më e rëndësishme”.


Shtuar 20.06.2021 21:55