Ishte objektiv i Real Madridit, Rudiger ka arritur një marrëveshje me Juventusin

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger ka arritur një marrëveshje me skuadrën italiane të Juventusit.

Kontrata e mbrojtësit gjermen me “Blutë” përfundon në fundin e këtij sezoni dhe lojtari pritet të ndryshojë ambient.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Rudiger tashmë ka arritur një marrëveshje me Juventusin, me kontratë katërvjeçare dhe pagë 6.4 milionë euro në sezon.

Gjermani ka kaluar dy sezone me Romën në mes vitit 2015-17, ku më pas u transferua drejt Chelseat.

Juventusi sipas gazetës italiane, ka mposhtur Real Madridin, Bayern Munich dhe Barcelonën që ishin në garë për qendërmbrojtësin.


Shtuar 21.03.2022 09:20