Vazhdojnë negociatat, Ziyech shumë pranë kalimit në Milano

Anësori i Chelsea, Hakim Ziyech vazhdon të jetë në listën e proriteteve për kampionët e Italisë.

Sipas mediave londineze, Milan po vazhdon bisedimet dhe tashmë ka gati një formulë për transferimin e Ziyech.

Lëvizja mund të kompletohet për 5 milionë euro si huazim, me opsionin e blerjes për 20 milionë euro.

Të dyja klubet janë pozitive dhe shohin mundësi të mira për arritjen e marrëveshjes.

Ziyech pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Milan, Stefano Pioli./albeu.com


Shtuar 18.07.2022 18:05