“Ishte një martesë horror”, ish-punonjësja e Wanda-s: Donte ta fuste në burg Maxi Lopez

Të tjera probleme në horizont për Wanda Nara pas denoncimit për pastrim parash, dhunë institucionale dhe korrupsion, të bërë nga Fundacion por la Paz y el Cambio Climático de Argentina kundër saj dhe bashkëshortit Mauro Icardi-t.

Modelja, e cila ndodhet në Argjentinë për festat e fundvitit, ka përfunduar në shënjestër të mediave pasi një ish-vartëse e ka denoncuar për “punë të zezë dhe skllavëri”, siç ka shkruar La Nacion.

Bëhet fjalë për Analia Alvarado, e cila duket se ka nisur një çështje kundër ish-punëdhënëses duke zbuluar disa prapaskena djegëse ndaj Wanda-s dhe marrëdhënien e saj me të dy bashkëshortët Maxi Lopez, nga 2008 në 2013, dhe më pas Mauro Icardi, nga 2014 e deri më sot.

“Kam filluar të punoj me Wanda-n kur o ndahej nga Maxi Lopez”, ka thënë Alavarado në emisionin El show de Los Escandalones (America TV).

“Kam qenë edhe unë kur është martuar me Mauro-n, dhe kam shkuar në Itali me ata. Dukej një martesë horror. Kam patur frikë sepse kanë ndodhur gjëra që nuk do t’i kisha imagjinuar kurrë në jetën time”.

Pa dhënë detaje të tjera mbi atë se çfarë nënkuptonte me “martesë horror”, gruaja ka vazhduar me akuza të rënda:

“Është sjellë keq me mua dhe partnerin tim, edhe me Mauro-n. Nuk më keqtrajtonin, por kishin disa qëndrime që të linin të kuptojë se donin që ne të thonim gjëra të këqija për Maxi Lopez, gjëra të pavërteta. Donin ta fusnin në burg, që të mos i shikonte më fëmijët”.

Sipas Gonzalo Vazquez, gazetar i emisionit Intrusos, dokumentet e çështjes së punës, e nisur nga ish-vartësja kundër gruas së Icardi-t, i kanë shkuar tani edhe Wanda-s. Alavarado kërkon 3 milion pesos dëmshpërblim, rreth 128 mijë euro.

Wanda Nara, për momentin, nuk e ka komentuar publikisht çështjen, por ka shumë mundësi që ta bëjë në ditët e ardhshme edhe në rrjetet sociale.

Wanda Nara ile Mauro Icardi çifti ayrılıyor! Olay paylaşım... - Son Dakika  Spor Haberleri


Shtuar 23.12.2021 16:52