Ishte në super formë, dëmtohet Armando Broja (VIDEO)

Vitesse fitoi me rezultatin 3-1 në fushën e Utrecht, teksa Armando Broja e nisi ndeshjen si zakonisht si titullar.

Sulmuesi i kombëtares kuqezi është golashënuesi më i mirë i ekipit me 9 gola në kampionatin holandez.

19-vjeçari pësoi një dëmtim në minutën e 72-të dhe u detyrua të largohej nga fusha e blertë.

Sulmuesi shtatlartë u rrëzua keq gjatë një dyluftimi në zonë dhe trajneri e zëvendësoi menjëherë me Huisman.

Dhimbje e madhe për Brojën, siç dëgjohet edhe në video, teksa Edi Reja dhe të gjithë tifozët shqiptare shpresojnë të mos jetë ndonjë dëmtim serioz.


Shtuar 14.03.2021 17:28