Ish-ylli i futbollit anglez largohet nga puna për shkak të një postimi në Twitter

Ish-futbollisti i Anglisë, Matt Le Tissier, ka dhënë dorëheqjen nga roli i ambasadorit në ish-klubin e tij Southampton, pas një reagimi ndaj një postimi të diskutueshëm në Twitter për Ukrainën.

Le Tissier kishte shpërndarë një postim që dukej se sugjeronte se mund të kishte pasur manipulime mediatike në raportimin e luftës.

Ai më vonë e fshiu postimin në Twitter.

Megjithatë ai tha se do të largohej për të “shmangur çdo konfuzion”.

Le Tissier është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Southampton në Premier League. /albeu.com/

Image: PA