Një pamje nga ekrani me rezultatet e votimit për Topin e Artë 2022 u shfaq në Twitter, dyshohet se ato u zbuluan para ceremonisë

Një pamje nga ekrani me rezultatet e votimit për Topin e Artë 2022 është bërë virale në rrjetet sociale. Askush nuk e di se nga ka ardhur dhe sa mund t’i besohet.

Pamja e ekranit u postua gjithashtu nga Barstool Football, një llogari e verifikuar e uebsajtit të njohur amerikan Barstool Sports, shkruan albeu.com.

Sipas listës, Karim Benzema do të shpallet pronar i Topit të Artë, ai ishte 9 pikë përpara Sadio Mane. Mohamed Salah përfundoi i treti.

Cristiano Ronaldo shënoi një pikë, ashtu si Thibaut Courtois dhe Heung-Min Son. Leo Messi nuk u përfshi në listën e pretendentëve këtë vit. /G.D albeu.com/


Shtuar 29.09.2022 18:21