Duglas Kosta, për shumë vite me radhë ka qenë një lojtarë i mirëpaguar në futbollin europian. Mbrojtësi brazilian, pas eksperiencës te Bajern Mynih dhe 5 viteve të Juventusi, sigurisht që nuk kishte shqetësime ekonomike.
Por duket se futbollisti ka qenë dorështrënguar kur bëhej fjalë për fëmijët e tij, pasi nuk ka paguar për rritjen e tyre. Ai ka humbur kështu një gjyq ndaj ish-partneres, siç është bërë e ditur sot në Brazil. Një gjykatë në Porto Alegre ka dënuar me një vit burg lojtarin, i cili aktualisht është pjesë e Los Anxhelos Galaksi në MLS, teksa ka lëshuar edhe mandat ndërkombëtar arresti për të.
Të lidhura
None found
Nuk jepen detaje mbi situatën që ka çuar në këtë gjyq apo emrin e partneres me të cilën Duglas Kosta kishte fëmijën, por gjykata kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të këtij urdhri.
SHBA nuk lejon ekstradimin drejt Brazilit, por nëse futbollisti do të shkojë në një vend që e lejon, atëherë do të jetë në telashe të mëdha.
