Wolfsburg synon të forcojë repartin e sulmit. Kandidatë të ndryshëm po filtrohen gradualisht. Sipas informacioneve të “Kicker”, njëri prej tyre është shqiptari Armando Broja.
Trajneri Ralph Hasenhüttl e njeh shumë mirë sulmuesin kuqezi, pasi e ka stërvitur edhe më herët te Southampton.
Në sezonin 2021-2022, kur Broja ishte te Sauthemptoni pati një shpërthim gjatë kampionatit, duke shënuar 9 gola në 38 ndeshje të Premier Ligës, si i huazuar nga Çelsi, por në drejtimin e Hasenhüttl që tashmë kërkon që ta marrë 22-vjeçarin në Gjermani.