Ish-shefi i Ferrarit , Jean Todt jep informacionin e rrallë mbi gjendjen e legjendës së F1

Presidenti I FIA-s Jean Todt ka zbuluar se ai mbetet në kontakt të ngushtë me familjen e Michael Schumacher dhe ende e viziton dy herë në muaj ish-pilotin e e Ferrarit.

Dhe ndërsa shumë pak dihet për gjendjen e Schumacher pas aksidentit të tij të tmerrshëm në Alpet Franceze, Todt ka zbuluar se ai ende ka një lidhje të ngushtë me Schumacherin dhe familjen e tij.

‘’Unë e shoh Michaelin të paktën dy herë në muaj’ i tha Corriere della Sera kur u pyet nëse pandemia e COVID-19 kishte ndikuar në shëndetin e kampionit shtatë herë të botës.

‘Nuk i lë vetëm as Michael as Corinnën kemi pasur kaq shumë përvojë së bashku. Bukuria e asaj që kemi provuar është pjesë e jona dhe vazhdon’.

Në shtator të vitit të kaluar, Todt kujtoi një vizitë të fundit për të parë Schumacher.

Ai i tha PA: ‘Unë e pashë Michael javën e kaluar. Ai po lufton’.

Todt dhe Schumacher krijuan një marrëdhënie të ngushtë për të ndihmuar Ferrarin të regjistrojë një nga epokat më të sukseshme dhe dominuese të parë ndonjëherë në historinë e Formula 1.

Kujtojmë gjithashtu se sipas gruas së Schumacher Corinna, azhurnimet për gjendjen e yllit F1 kanë qenë të pakta me kërkesën e burrit të saj.

Por ka pasur konfirmim se Schumacher është ende duke marrë trajtimin e duhur me shpresën se ai mund ti kthehet një ditë jetës normale.


Shtuar 1.06.2021 13:24