Anglia është në zi pasi Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta ditën e djeshme.
Jo të gjithë njerëzit kanë treguar respekt dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Elizabeth II, ku njëri prej tyre është ish-lojtari i Manchester City dhe i kombëtares angleze, Trevor Sinclair.
Sinclair me vetëm një postim në Twitter ka krijuar një debat të fuqishëm dhe është kritikuar shumë pasi ai ngriti pyetjen se “Përse njerëzit me ngjyrë duhet të vajtojnë dhe të mbajnë zi për Mbretëreshën Elizabeth?”
Ai shkruan: “Racizmi u bë i jashtëligjëm në Anglin ë vitet 60’ dhe akoma vazhdon të jetë i pranishëm, kështu që përse njerëzit me ngjyrë duhet të vajtojnë?”
Shumë komentues i kanë dalë kundër ish-lojtarit anglez duke e qortuar pasi është cilësuar si diçka që nuk ka lidhje me Mbretëreshën./ h.ll/albeu.com