Ish-legjenda e Chelseat beson se klubi bëri gabim duke mos nënshkruar me Ronaldon

Ish-legjenda e Chelseat, William Gallas, beson se Chelsea ka bërë gabim duke mos nënshkruar me Cristiano Ronaldos pas largimit të tij nga Manchester United.

Ronaldo bëri një rikthim sensacional në ‘Old Trafford’ në 2021, 12 vite pas largimit të tij në drejtim të Real Madridit.

Pas një intervistë të gjatë me Piers Morgan, aty ku portugezi tha se ai ‘nuk ka respekt’ për trajnerin Erik Ten Hag, hierarkia e United vendosi që t’ia shkëpusë kontratën në nëntor të vitit tjetër.

Ronaldo ishte lidhur shumë me një kalim tek Chelsea pas largimit nga ‘Djajtë e Kuq’, por ai eventualisht u transferua në Arabi tek Al Nassr, aty ku ka shënuar 42 gola në 50 ndeshje.

Sidoqoftë, teksa blerjet e verës Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson kanë dështuar që të dëshmojnë veten Gallas beson se klubi ka bërë gabim që nuk ka nënshkruar me Ronaldon.

“Chelsea ka bërë gabim duke mos nënshkruar me Cristiano Ronaldon. Ai ishte në dispozicion për tu blerë dhe Chelsea do të kishte qenë një klub i mirë për të. Të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm mund të jetë Ronaldo në dhomën e zhveshjes, ai sjellë një mentalitet fituesi dhe mund të kishte fituar nga ekipi, ishte një gabim nga Chelsea”, ka thënë Gallas në një intervistë për Genting Casino.

Gallas beson se Jackson duhet të përmirësojë shifrat e tij para portës para përfundimit të sezonit ose do ta shohë veten në bankën rezervë.

“Ne duhet të shohim se sa gola do të shënojë Nicolas Jackson, ai ka tetë për momentin. Jackson duhet ta dëshmojë veten tani. Nëse ai nuk arrin 15 apo 20 gola në Ligën Premier, do të jetë e vështirë për të që të mbajë një vend në ekip sezonin tjetër, Chelsea do të nënshkruajë me një sulmues”, përfundoi Gallas. /Telegrafi/


Shtuar 11.03.2024 21:40