VIDEO / Tifozët e Al Nassr-it nderojnë Ronaldon pas dënimit, thërrasin në kor emrin e tij dhe hapin banerin në minutën e 7

Cristiano Ronaldo nuk është i pranishëm në fushën e lojës mbrëmjen e sotme. Ylli portugez u dënua nga Federata për shkak të gjestit që kreu ndaj tifozëve kundërshtarë që e provokuan me emrin e Messi-t në ndeshjen e zhvilluar së fundmi.

Për këtë arsye 39-vjeçari është detyruar ta ndjekë përballjen e sotme kundër Al Hazemit nga tribuna.

Por tifozët e Al Nassr-it i kanë qendruar përkrahë, duke i dhënë mbështetjen e tyre të ngrohtë. Kur kronometri po maste minutën e 7 të takimit, tifozët nisën të thërrisnin në kor emrin e Ronaldos.

Gjithashtu, në atë çast u shpalos edhe një baner ku shkruhej: “CR7-a është golashënuesi më i mirë në botë”. /Sport Ekspres/


Shtuar 29.02.2024 21:42