Ish-futbollisti, Edmond Gëzdari, i ftuar në emision nuk i kurseu kritikat ndaj teknikut brazilian të Kombëtares shqiptare të futbollit, pas barazimit të arritur në Hamburg me Kroacinë.
“Silvinho ka ardhur të mësojë në Shqipëri, dhe jo t’i japë mend Shqipërisë.
Ai zëvendëstrajner ka qenë, ku ne i thonim dikur mbushës topi zëvendëstrajnerit. Bëri 5 ndeshje me Marsejën dhe pastaj dihet historia e tij. Skuadra jonë me pak përvojë do të ishte me 4 pikë sot.
Pra, skuadra luajti vetë dhe pa trajner dhe kaq. Ndryshimet i bëri se nuk kishte çfarë të bënte”, u shpreh Gëzdari.