Inzaghi: Kundër Napolit duhet Interi më i mirë

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur, përballemi me ekipin që është në krye të kampionatit. Conte i ka dhënë organizim të shkëlqyer skuadrës që është shumë e fortë dhe ka shumë cilësi, do të duhet një Inter shumë i mirë për të bërë maksimumin para fansave tanë”. Kështu e paraqet Simone Inzaghi supersfidën e mbrëmjes së dielës në San Siro ndaj Napolit.

“Ne po përgatitemi të luajmë një ndeshje të madhe, duke u përpjekur të rikuperojmë energjinë fizike dhe mendore, tani na duhet përpjekja e fundit kundër Napolit”, tha ai për InterTV.

Të lidhura

None found

“Kemi pasur disa probleme në rotacion në këto ndeshje sepse kemi humbur disa lojtarë, por ka besim të madh. Jam shumë i lumtur që kam një grup solid, djemtë punojnë gjithmonë me buzëqeshje dhe për mua është një shenjë e mirë. Jam me fat që kam shumë drejtues në ekip që më ndihmojnë mua dhe stafin çdo ditë”.


Shtuar 9.11.2024 18:00